Deputetet e opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit.
barazia gjinore

Në kërkesë theksohet se Presidenti i Republikës është përpara një prove historike: “A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”?

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përcarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur tradidën shqiptare se asnjë rregull në shoqrinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj.” – thuhet në kërkesë

vijon…

Next