Producenti dhe moderatori i njohur Turjan Hysko ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Orinda Huta, duke e përshkruar si qetësinë, shtyllën dhe bekimin më të madh të jetës së tij.
Në një intervistë, moderatori tregoi se Orinda ka qenë gjithmonë një grua e veçantë dhe një mbështetje e palëkundur për të, që nga fillimet e tyre së bashku.
“Orinda në paralel është qetësia ime, është një grua që ka një fuqi shëruese. Ka qenë shumë e bukur, shumë e suksesshme, mund të zgjidhte një jetë shumë më të lehtë. Më zgjodhi mua kur e kisha rrogën 800 mijë lekë. Ra në dashuri me mua dhe nuk u shkëput kurrë. Ndonjëherë fëmija kam qenë unë, jo ajo,” u shpreh Turjani.
Ai shtoi se në marrëdhënien e tyre ka pasur gjithmonë respekt, bashkëpunim dhe dashuri të sinqertë.
“Në gjithë rritjen tonë, njerëzit mendojnë se jam unë ai që e drejtoj…Unë kur pyes Erindën për një vendim, unë nuk kam ndjerë njëherë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon ose po më krijon ngërç, që të jem detyruar të bëhem i ashpër,” tha ai.
Turjani tregoi se Orinda është personi që e qetëson edhe në momentet më të vështira teksa u shtoi me humor që ndodh të bëhet me nerva rrallë por pastaj “ruhu’.
“Në çdo moment të stresit tim, më thotë: ‘Turjan, ti edhe një kasolle ta ngresh nga e para, do e kthesh në një shtëpi të madhe’. Është shtylla ime, kisha ime. Vetëm ka një gjë, po doli ajo nga faza, ruhu pastaj,”
Producenti foli edhe për raportin e tyre familjar, duke treguar se i pëlqen të kalojë sa më shumë kohë në shtëpi me Orindën dhe vajzën e tyre, Atarën.
“Orinda është bekim për mua. Rri shumë në shtëpi. Atara fle me mua dhe zgjohet me Orindën. Vetëm kur kam udhëtime ndodh të mos jem. Nuk e mendoj dot të dal me disa burra, të pi birra e të mos rri me gocën time. Unë kam qejf të dal me gruan,” tha Turjan Hyskaj në ‘Andale’.
Beta feature
