Makina tip Toyota, e cila u përdor nga autorët e atentatit në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani alias Sheqeri, rezulton e vjedhur në Greqi në tetor 2022.
Ndërkohë, siç raportuam edhe një ditë më parë, targat e automjetit, rezultojnë po ashtu të grabitura në shteti grek, vitin e kaluar.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi mesditën e 11 Nëntorit në afërsi të aerportit të Rinasit ku viktima, mik dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, si edhe efektivi i AMP-së ishin kthyer nga Barcelona.
Sipas, ekspertizës paraprake mjekoligjore nga morgu i Tiranës, Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.
Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
Nderkohe Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë.
Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë.
Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët.
