Të tjera të dhëna dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.
Pamjet e siguruara nga VoxNews tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Ajo ka qenë eskorta e delegacionit që ka kaluar ka qenë e ministrit të Malit të Zi.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.
Hetimet për ngjarjen vijojnë nga policia dhe prokuroria.
