Vrasja në Rinas, Artan Hoxha TRONDIT vendin: I njoh kush janë, nxorra fotot! Vranë Brilant Martinaj

Artan Hoxha, gazetari investigativ, ka folur për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu.

Hoxha ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Sheqeri.

Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Vazhdimisht kam folur për një skuadër pushkatimi e cila zakonisht është rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet, por sa herë del, rendimenti për fat të keq është 100 përqind dhe nuk është e mundur të kapet nga agjencitë tona.

Në fakt, është një skuadër e frikshme dhe ka kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. Kam nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. Është një skuadër vrasjesh.

Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në Durrës, Fushë-Krujë, mbani mend ekzekutimin e Brilant Martinaj. Ata përdorin zakonisht veshje të policisë. Nuk janë ushtarakë për mua.-tha gazetari Hoxha.

Next