Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një analizë tronditëse mbi atë që ai e quan “skuadra e pushkatimit më të frikshme të dekadës”.
Në postimin e tij, Hoxha përshkruan me detaje veprimet e një grupi misterioz që, sipas tij, ka eliminuar njëri pas tjetrit emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri dhe jashtë saj, duke vepruar me saktësi kirurgjikale dhe mbështetje nga struktura të larta, shkruan shqiperia-ime.com.
Ai paralajmëron se kjo skuadër ka zgjatur më shumë se çdo tjetër në historinë e krimit shqiptar, dhe se rasti i fundit, vrasja pranë aeroportit të Rinasit, mund të jetë sinjali se “Aleanca” po rikthehet sërish në skenë, shkruan shqiperia-ime.com.
Publikimi i gazetarit Artan Hoxha:
Prej disa vitesh, në nëntokën shqiptare përmendet një emër që rrallë thuhet me zë: “skuadra e pushkatimit”, një grup i mistershëm që vepron me saktësi kirurgjikale dhe që, sipas burimeve, është pas disa prej vrasjeve më të bujshme të dekadës së fundit.
Ata nuk kanë emra, nuk kanë fytyra, por kur shfaqen – dikush tjetër zhduket nga skena e krimit.
Asnjë grup tjetër nuk ka mbijetuar kaq gjatë në botën e errët të atentateve.
👉 Rasti më i fundit, ai i vrasjes së Gilmando Danit pranë Aeroportit të Rinasit, ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë “skuadër fantazmë”.
Ngjashmëritë me ekzekutimin e Bledar Birçajt në Vlorë, në maj të vitit 2021, janë thuajse identike: të njëjtin stil, të njëjtën saktësi, të njëjtën “shpërfaqje” të ftohtë profesionale.
Skena e atentatit të Birçajt – ku autorët, të veshur me uniforma të trupave speciale, hapën zjarr pa mëshirë, por me precizion milimetrik – ngjall të njëjtën ndjesi: një operacion i përkryer ushtarak, jo një hakmarrje spontane.
Në të dyja rastet, viktimat sapo ishin kthyer nga jashtë shtetit. Në të dyja, autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjet e tyre. Dhe në të dyja, personat që i shoqëronin kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje.
Koincidencë? Apo pjesë e një strukture shumë më të madhe?
Burime të ndryshme flasin për një “Aleancë” të heshtur, që po vendos rregull në kaosin e krimit – me metoda që askush s’i imagjinon dot.
Duket sikur ata po bëjnë “pastrimin” që drejtësia nuk arrin ta bëjë.
Por kush janë?
Deri tani, asnjë autor nuk është zbuluar.
Asnjë hetim s’ka shkuar deri në fund.
Asnjë gjurmë nuk është gjetur.
Një gjë është e sigurt:
Kur “skuadra” shfaqet, dikush tjetër zhduket përgjithmonë.
🎥 Në vijim: pamjet e atentatit të 10 majit 2021, ku humbi jetën Bledar Birçaj në Vlorë – ngjarje që ende mbetet pa autorë.
