Analisti, Fatos Lubonja, në një lidhje direkte, ka folur ndër të tjera dhe për skandalin e tunelit të Llogarasë, ku iu referua dëshmisë së një eksperti italian i cili mësohet se është shprehur se për avancimin e punimeve në tunel është përdorur eksplozivi, jo makineria me turrjela që hap tunelin, por plasje.
“Është kursyer edhe hekuri për të hedhur betonin. Kjo krahas korrupsionit 50 milionë euro. Këtu është trashur zullumi.
Drejtësia ka përgjegjësinë dhe seriozitetin, por edhe një lloj ndjeshmërie për fatet e Shqipërisë. E kanë këtë dimension prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë?
Ka rënë një herë Shqipëria nga krimi, ra në 1997 sepse nuk u hetuan piramidat dhe njerëzit që i drejtonin. Ra shteti, u vranë 3 mijë veta”, tha Lubonja.
