Uashingtoni godet njeriun e Ramës/ “Reuters” zbardh dosjen: Familja Hysa pastronte paratë e kartelit “Sinaloa” përmes…

Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke i akuzuar ata se kanë përdorur rrjetin e tyre të gjerë të kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të karteleve të fuqishme të Sinaloas.

Në atë që Departamenti i Thesarit e përshkroi si një veprim të koordinuar me qeverinë e Meksikës, u sanksionuan gjashtë anëtarë të familjes Hysa dhe një person tjetër, bashkë me bizneset e tyre në Meksikë, Kanada dhe Poloni.

Thesari amerikan ndërmori gjithashtu hapa për të shkëputur nga sistemi financiar amerikan kazinotë që dyshohet se familja përdorte si fasadë në Meksikë.

Familja Hysa, me origjinë nga Shqipëria, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po bashkëpunojnë për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë,” tha Zëvendëssekretari i Thesarit amerikan, John K. Hurley. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: do të jeni përgjegjës.”

Autoritetet amerikane thonë se Luftar Hysa, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me disa të afërm të tij, kanë bashkëpunuar me një person të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara për të transportuar sasi të mëdha parash nga Meksika drejt SHBA-së.

Njoftimi i Thesarit amerikan erdhi një ditë pasi autoritetet meksikane njoftuan pezullimin e operacioneve në 13 kazino, të dyshuara për skema pastrimi parash që përfshinin miliona dollarë të transferuar jashtë vendit. Nuk është ende e qartë nëse dy operacionet janë të lidhura mes tyre.

Qeveria meksikane nuk bëri publik emrat e kazinove të mbyllura, por kompania Grupo Salinas, e kontrolluar nga magnati Ricardo Salinas, deklaroi se operonte dy prej kazinove të goditura dhe mohoi çdo shkelje ligjore.

Kujtojmë se në tetor 2020 Luftar Hysa takoi Ramën në zyrë të marrë licensë për kazino në Shqipëri.

Next