Cristiano Ronaldo mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Portugalisë.
CR7 u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq në duelin ndaj Irlandës.
Gjë e cila i kushton “shtrenjtë” kapitenit.
Kjo pasi 5 herë fituesi i “Topit të ARtë” humbet 2 ndeshjet e ardhshme për shkak pezullimi.
Kështu CR7 nuk do të mund të luajë ndaj Armenisë ditën e dielë, takimi i fundit kualifikues, i cili do të vendosë edhe fatet e portugezve drejt Kupës së Botës.
Ekipit të Roberto Martinez do t’i duhet patjetër fitorja për të qenë pjesëmarrës në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Dhe nëse diçka e tillë arrihet, atëherë Ronaldo nuk do të mund të luajë në ndeshje e parë në këtë turne, sërish për shkak pezullimi.
Padikutim që do të jetë një mungesë e madhe për portugezët, të cilët do të duhet të bëjnë llogaritë pa kapitenin e tyre.
