Policia konfirmon shpërthimin në Kamëz: Tritoli u vendos në biznesin e dy ortakëve, po kërkojmë autorin

Shpërthimi i fuqishëm që ka tronditur banorët e Kamzës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ka qenë tritol. Ngjarja është konfirmuar zyrtarisht nga Policia, e cila bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:20.

Siç njoftoi newsbomb.al më herët, Tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.

Fatmirësisht, në atë orë biznesi ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale që janë shkaktuar nga sasia e lëndës plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Pamje nga vendi ku eshte raportuar shperthimi
“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton Policia.

Referuar një pamje nga vendngjarje, ku një person dhe dy punonjës policie shihen përballë një ambienti të shkatërruar. Kati i parë i fasadës së godinës është me xhama të thyer dhe strukturën metalike të deformuar nga shpërthimi.

Next