“Duhet të ishte kryetari i Bashkisë”- Erion Veliaj në burg, Rama në prezantimin e pr.buxhetin për Tiranën: S’ka për çfarë na vjen keq, të ecim përpara

Edi Rama: “I fituam zgjedhjet me rezultatin më të mirë historik për PS. Nuk është normale të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte kryetari. Është për të ardhur keq. Por s’ka për çfarë na vjen keq duhet të ecim përpara. Çfarë nuk thuhet në këtë vend.

Kur Kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, ngrita zërin për një proces të drejtësisë që është disproporcionale. Cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë janë të pamjaftueshme sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur, Gjithsesi drejtësia është e pavarur.

Qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim.

Next