“Emër që s’e përmend prej vitesh”- Pensionisti e pyeti për Berishën, Rama: Nuk e llogaris a është apo jo! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kreun e PD-së, Sali Berisha gjatë një dëgjese me qytetarët për projekbuxhetin 2026.

Rama u shpreh se është një emër që nuk e përmend prej shumë vitesh, duke shtuar se merret me të kur ka fushatë dhe se është i detyruar për shkak se janë në një arenë.

“Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht”, iu drejtua Kryeministri një pensionisti i cili i përmendi kryedemokratin.

Rama shtoi se Berisha ëshë një e keqe e madhe, që nuk iu është ndarë vendit.

Edi Rama: Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht.

Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka.

Next