Mashtronte qytetarët duke u premtuar dokumente për 21 mijë euro për të shkuar në SHBA, arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi mashtronte qytetarët se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, në këmbim të një shume prej 21 mijë eurosh.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ahmet Bellahu, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2024 me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasoja”.

I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Next