Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se skuadra e pushkatimit që qëndron pas atentateve që po terrorizojnë vendin, është jashtëzakonisht e saktë dhe e perfeksionuar
Hoxha shprehet se kjo skuadër ka një saktësi kirurgjikale dhe sipas tij jo si bashkëpunëtorët e drejtësisë, ku i referohet Nuredin Dumanit dhe grupit të tij.
“Ajo që shoh unë në këtë ngjarjen e fundit, tregon që skuadra e pushkatimit e ka, si të them, e ka perfeksionuar punën e vet, sidomos me informacionin, me rikonjicionin.
Pra, informacioni i tyre është njësh, është jashtëzakonisht i ri dhe i saktë. Kini një gjë parasysh që ata vërtet kanë dhënë prova tashmë që kanë patur, për fat të keq të të opinionit në këtë vend, të qytetarëve në këtë vend, kanë patur një, si të them, saktësi kirurgjikale në ngjarje.
Pra, ata nuk janë si këto bashkëpunëtorët e drejtësisë që në çdo tre atentate në dy bllokohej arma dhe i ngeli përgjysmë objektivi.
Ti e pe, ai vajti dhe u domethënë, u bind duke e qëlluar nga afër dhe i dha goditjen përfundimtare. Pra, nuk është një atentat i tillë që qëllohet, hapet zjarr, sepse e dimë kallashnikovi është një armë frontale që është e papërballueshme, por ai dhe njëherë nga afër u bind dhe në atë moment vazhdoi programin nga do të nga do të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Ajo që e bën këtë ngjarje shumë të rëndë, është fakti i vendit që ata kanë zgjedhur, por me sa duket në logjikën e tyre, ose në, si të them, në kalkulimet e tyre, ai u është dukur vendi i mirë, pa më i përshtatshëm, sepse aty je i detyruar ta ulësh shpejtësinë fare në minimum. Ai është një vend me trafikun më të madh që mund të ekzistojë në Shqipëri, sidomos me rritjen e volumit që ka aeroporti i Rinasit.”-u shpreh Artan Hoxha në “Ma shqip me Flamur Vezajn”.
