Alarm për bombë në kryeqytet, policia rrethon zonën

IndeksOnline para disa minutash ka raportuar se në lagjen Pejton në Prishtinë, afër ”Ramiz Sadikut” është ngritur alarmi për bombë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve.

IndeksOnline është në vendin e ngjarjes dhe deri tani policia nuk ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje.

PAMJE:

Next