Fillimi i javës që vjen duket se do të sjellë mot të lagësht dhe temperatura të ulëta.
Ditët me diell duket se do të marrin fund nga e hëna, pasi reshjet dhe temperaturat dimërore prite të pushtojnë gjithë rajonin, sipas mediave italiane.
Shenjat e para do të fillojnë të shfaqen midis të martës dhe të mërkurës, me aktivizimin e një sistemi të parë me presion të ulët mbi pellgun e Mesdheut, i cili do të shkaktojë shira dhe mot të keq.
Ndërkohë në fundjavën e javës që vjen, pritet që temperaturat të ulen ndjeshëm, ku në Tiranë do të shkojnë te afro 15-16 gradë maksimumi.
Pritet që e gjithë java që vjen të sjellë reshje të herëpashershme shiu kryesisht në Shqipërinë e Mesme.
Ndërkohë në zonat Jug-Lindore dhe ato malore në përgjithësi do të ketë temperatura të uleta që shkojnë minimalisht në 5-6 gradë celsius.
Sipas mediave italiane moti i keq dhe temperaturat e ulëta pritet të përfshijnë gjithë rajonin këtë javë që vjen.
