BE ka filluar heqjen graduale të masave kundër Kosovës

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka filluar procesin e heqjes graduale të masave kundër Kosovës, të cilat u futën në maj 202
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka filluar procesin e heqjes graduale të masave kundër Kosovës, të cilat u futën në maj 2025, paralelisht me përpjekjet për të çtensionuar situatën në veri.

Një zëdhënës i BE-së tha se Komisioni Evropian ka riregjistruar katër projekte të asistencës teknike për investime të mundshme në të ardhmen brenda Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, raporton Front online.

“Paralelisht me përpjekjet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Komisioni ka ndërmarrë disa hapa drejt heqjes graduale të masave të futura në maj 2025. Konkretisht, Komisioni riparaqiti katër projekte asistence teknike për investime të mundshme në të ardhmen brenda Mekanizmit për Reforma dhe Rritje. Këto projekte u miratuan më pas nga Komiteti i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi BE-ja.Gjithashtu, aktivitetet e nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilat ishin pezulluar gjatë periudhës së masave, u rifilluan.

Sipas BE-së, hapat e mëtejshëm mbeten të kushtëzuar nga një ulje e qëndrueshme e tensioneve në veri të Kosovës.

“Hapat e mëtejshëm mbeten të kushtëzuar nga një ulje e qëndrueshme e tensioneve në veri. Komisioni synon të vazhdojë heqjen e këtyre masave, me kusht që të sigurohet një transferim i rregullt i qeverisjes vendore në veri pas raundit të dytë të zgjedhjeve vendore dhe të ruhet ulja e tensioneve”, thuhet në reagimin e BE-së.

Lidhur me dialogun Beograd-Prishtinë, Bashkimi Evropian informon se Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kalas do të thërrasë një takim të nivelit të lartë sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Next