Një rast i transportimit të mallrave kontrabandë është goditur këtë të diel në Shkodër.
Sipas policisë, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin F. L., i cili po transportonte 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.
Nga hetimet ka rezultuar se këto pije po transportoheshin kontrabandë dhe si rezultat është arrestuar 46 vjeçari.Ndërsa janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.
Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
