‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Kush është ERVIS LAMI tmerri i bizneseve dhe LISTA e krimeve për të cilat dyshohet!

Ervis Lami, i shpallur në kërkim për gjobëvënie ndaj Saimir Sinës dhe në momentin kur ai se pagoi gjobën i shkatërruan lokalin me eksploziv, rezulton se një prej emrave më të njohur në botës së krimit në vend.

Si anëtar të grupit të tij kriminal janë arrestuar kushëriri i tij, Jeton Lami, ish-oficeri i Operacionales, shoqërues i Ervis Martinaj në arrati para se të zhdukje pa gjurmë, si dhe Florin Domi e Flogert Mezhika.

Ervis Lami, 31 vjec, është në kërkim për vrasjen e Lulzim Vishën, postier.

Grupi i tij kriminal dyshohet se organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë, shkruan vna.

Isuf Jacaj është babai i Klaus Jacaj, që ndihmoi Ramazan Jacaj të arratisej pasi plagosi në Sarandë në korrik të këtij viti, Ernest Lamën dhe Gëzim Hoxhajn, miq të ngushtë të Ervis Lamit.

Next