FORMACIONI ZYRTAR: Kështu luan Shqipëria sonte

Kombëtarja shqiptare është gati për super–sfidën ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, përpara një atmosfere që pritet të jetë elektrizuese. Trajneri ka vendosur për formacionin titullar, duke i besuar një grupi lojtarësh që kanë treguar stabilitet dhe formë të mirë në ndeshjet e fundit.

Në portë do të startojë Thomas Strakosha, i cili rikthehet si titullar përballë një kundërshtari të nivelit më të lartë. Mbrojtja me katër përbëhet nga Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Naser Aliji, një repart që synon të mbyllë hapësirat dhe të neutralizojë sulmin e fuqishëm anglez.

Në mesfushë, ku pritet të zhvillohet pjesa më e ashpër e lojës, do të vendosen Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Qazim Laçi. Ky trio kombinon kreativitetin me agresivitetin, duke u përpjekur të diktojë ritmin e takimit dhe të mbajë në kontroll qendrën e fushës.

Sulmi kuqezi do të udhëhiqet nga treshe e shpejtë dhe teknike: Arber Hoxha, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni.

Shqipëria synon një rezultat pozitiv në këtë duel të rëndësishëm, duke shpresuar te mbështetja e tifozëve dhe një paraqitje e disiplinuar taktike. Ndeshja pritet të jetë nga më emocionueset e këtij viti për kuqezinjtë./shqiperia-ime.com

Next