“Je lopë, duhet të vdesësh”/ Ish-banorja e “Big Brother” rrëfen se çfarë i ndodhi pas ndarjes nga partneri

Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina Halili, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin. Ajo ka treguar detaje mjaft emocionuese për jetën e saj private.

Fjorentina ka rrëfyer se si është bullizuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo është shprehur se publiku nuk e shikonte të denjë që ajo të ishte partnerja e ish-banorit të “Big Brother”, Olsi Klosi.

Erjona Rusi: Pas daljes je përballur me komente negative

Fjorentina Halili: Më kanë bullizuar shumë sepse e shikon Olsin si djalin e bukur, me trup dhe tatuazhe, ndërsa unë isha ajo vajza që isha e shkurtër, isha pak e shëndetshme sipas atyre.

Erjona Rusi: Olsi djalë i bukur dhe Fjorentina nuk është e denjë për të

Fjorentina Halili: Të flas pa filtra, ti je një zhulse, ti je shumë e shëmtuar, ti je një lope, ti duhet të vdesësh

Erjona Rusi: Ndërsa ai ishte një djalë i bukur

Fjorentina Halili: Ai ishte një djalë që meritonte këto vajzat e bukura, të gjata, të dobëta, të holla, modelet. Unë nuk isha e denjë të isha në krahun e Olsit

Erjona Rusi: Çfarë ndjeje?

Fjorentina Halili: Dhimbje, por e kam kaluar këtë gjë duke mos i treguar të paktën të shtëpisë që ‘unë vuaja’ nga kjo gjë. E vuaja shumë këtë gjë. Ka patur net që shtrihesha dhe vetëm ai jastëku im dhe jorgani im e dine sa lot kam derdhur.

Next