Arbër Hoxha po shkëlqen në ndeshjen ndaj Anglisë.
Një goditje e fortë nga distanca dhe një tjetër aksion i vetëm me portierin kanë qenë dy raste që për fat të keq nuk kanë arritur ta prekin rrjetën.
Shqipëria e ka nisur këtë pjesë të dytë me presion, duke sulmuar mesa duket pa ngurruar të kërkojnë golin e parë ndaj Anglisë.
Një rast fantastik ka humbur edhe Qazim Laçi, ndërsa ndeshja vijon të jetë 0-0.
