Aferat e Ballukut, opozita zbret sot në protestë! Çdo javë para kryeministrisë në “platformën parlamentare”

Opozita do të nisë sot aksionin e saj, me një protestë në formën e asaj që Sali Berisha e ka quajtur “platforma parlamentare”.

Protesta e sotme do të organizohet në orën 18:00, ndërsa sipas selisë blu, aksioni do të jetë i përjavshëm, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.

Opozita proteston pas zbulimit të aferës 50 milionë euro të Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë ku u mor e pandehur nga SPAK, por dhe për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Ditën e djeshme, Sali Berisha shkroi në Facebook se “Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare!”

Next