Shqipëria e ka mbyllur fazën kualifikuese me humbje ndaj Anglisë. Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë në Tiranë, por anglezët ishin shumë të fortë duke shënuar 2 gola në fundin e pjesës së dytë.silvinjoPas përfundimit të sfidës, trajneri Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për mediat. Ai tha se ndjehet krenar për djemtë e tij, por Anglia është një skuadër që lufton për Kupën e Botës. Ndër të tjera, braziliani u shpreh se duhet të përgatitemi për atë që na pret në play-off.
“Në fakt nuk ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim por kemi luajtur kundër një nga ekipeve më të mira në botë, dhe ishte e vështirë të përballeshe me mënyrën e tyre se si ishin vendosur. Në linjën tonën të parë lojtarët kanë bërë një punë të mirë si Hoxha, Laçi, Bajrami, Uzuni dhe më pas tyre Ramadani dhe Asllani, një organizim shumë i mirë i ekipit, por ata janë një ekip i pabesueshëm, shumë nivel i lartë, nivel tjetër që synojnë të fitojnë Kupën e Botës. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi, patjetër që duhet të presim për shortin por çdo gjë është e mundur dhe duhet të përgatitemi për më pas për atë që na pret në play-off.
Jam dakort kemi bërë 70 minuta të mira, ishim në lojë deri në ato momente sepse duhet të jesh në lojë kur përballesh me skuadra në këtë nivel. Nëse e humbet përqëndrimin ata kanë lojtarë të një niveli të tillë që për 10 minuta të “vrasin” të shënojnë 3 ose 4 gola dhe më pas në minutat që mbeten nuk ke çfarë të bësh më. Mendoj se lojtarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, tani duhet të përgatitemi në lidhje me atë që na pret në play-off. Përsa i përket Brojës, nuk kam folur ende me lojtarin apo me doktorin, besoj se ai do të dojë që të kthehet në Bërnli dhe shpresoj që të marrë minuta dhe të ketë aktivizim.
Ndërrimi i fanellave nga lojtarët e Shqipërisë dhe Anglisë? Nuk e di nuk e kam vënë re, por edhe kur kam luajtur kur kam qenë lojtar ndodhte shpeshherë që të kishim dy fanella të dhuruara nga klubi dhe mund të ndërroheshin që në pjesën e parë, kështu që nuk ka asnjë lloj shqetësimi për këtë gjë”, përfundoi Silvinjo.
