Vlora goditet nga moti i keq, pezullohet lundrimi detar dhe mbyllen bizneset në Lungomare

Vlora është përfshirë nga një përkeqësim i ndjeshëm i motit, me stuhi të forta ere dhe reshje shiu që pritet të nisin së shpejti.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes, duke paralajmëruar qytetarët të shmangin zonat e rrezikshme dhe lëvizjet e panevojshme.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, lundrimi detar është pezulluar për mjetet e vogla, anijet e peshkimit dhe tragetet. Ndërkohë, era e fuqishme ka detyruar bizneset përgjatë Lungomares të mbyllen përkohësisht.

Kujtojmë se një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes paralajmëroi se gjatë kësaj jave pritet mot i keq në të gjithë territorin.

Në veri dhe jug të vendit parashikohen reshje intensive, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona, duke rritur nevojën për vigjilencë dhe masa paraprake nga qytetarët dhe autoritetet.

Next