“Vajzat VIP ngacmonin Kelly-n”/ Enisa SHOKON studion, zbulon MESAZHET: Kur isha e sëmurë…

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Kelly, ka qenë dje pjesë e “Trotuarit” së bashku me partneren e tij, Enisa Allmuça.

“Sa e vështirë është marrëdhënia në çift kur partnerët janë të dy të suksesshëm. Ndikon kjo për mirë apo për keq?”, ishte tema e ditës së djeshme.

Gjatë kësaj bisede në studio, Enisa ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre. Ajo është shprehur se është përballur me situata të ndryshme, por me pjekurinë emocionale ka arritur që ti trajtojë gjërat siç duhet.

Ajo ka treguar edhe mesazhet që vajzat i dërgojnë Kelly-t, madje edhe vajza të njohura të ekranit. Një moment prekës për Allmuçën ka qenë vetëm kur vajzat i kanë shkruar bashkëshortit të saj kur kanë mësuar se ajo është e sëmurë.

Pjesë nga biseda:

Nevina: Ka qenë e vështirë për ty të shihje gjithë vëmendjen e Kelly-t, qoftë edhe nga eksperienca e tij më pas edhe në “Big Brother”

Enisa: Unë kam qenë gjithmonë pas skene dhe shpeshherë më është dashur që të përballem me situata të ndryshme. Por njeriu mendoj se kur ka atë pjekurinë emocionale për ti trajtuar gjërat ashtu siç duhet, absolutisht që nuk përbëjnë më një problem. Duhet të jesh i aftë për ta ndarë atë suksesin apo lavdinë që ti ke ne ato pak momente në skenë, në mënyrën e duhur dhe për të vënë ato kufijtë dhe limitet e tua. Nuk e shoh problematike, por e vështirë është

Ervini: Po mesazhi i një vajze të re, e cila i shkruan Kelly-t në “Instagram”…

Enisa: Më beso kam parë aq shumë mesazhe dhe jo vetëm mesazhe që i shkruajnë

Nevina: Pse i çojnë ndonjë video?

Enisa: Po edhe video. Në fillimet tona unë nuk isha i mësuar të kisha një partner i cili ishte i suksesshëm. Kelly shpeshherë më merrte nëpër koncerte që këndonte jashtë Tirane…

Nevina: E mesazhet më të shumta ishin kur të shikon edhe ty nëpër koncerte?

Enisa: Kjo është e çuditshme! Jam e bindur se kur nuk isha unë nuk e ngacmonin, por kur isha unë prezente ndodhte që ta ngacmonin edhe më tepër.

Nevina: Ça mesazhesh i dërgonin, nga këto provokueset?

Enisa: Patjetër

Xheneta: Reagimi jot? U ktheve përgjigje?

Enisa: Absolutisht jo. Ne jemi nga ato çiftet që nuk i kemi paswordet e “Instagram”-it

Nevina: Ti ka treguar vetë Kelly këto mesazhet?

Enisa: Po, nuk është se kemi ndonjë gjë për të fshehur

Kelly: Ishin për të qeshur.

Enisa: E vetmja herë që më ka ardhur realisht shumë keq, edhe për vetv faktin që jam vetë vajzë, jam vetë grua, ka qenë kur dikush nga vajzat e “Instagram”-it, fansat e tij, i kanë shkruar në momentin që morën vesh që isha sëmurë. Në ato momente jam ndjerë realisht shumë keq, jo se e ngacmonin se për këtë kam bërë paqe me veten, por ishte çështje delikate. Si mundet një vajzë, një grua, të shfrytëzojë diçka kaq të brishtë dhe të vështirë të një gruaje tjetër, për të fituar vëmendjen e një mashkulli që ndoshta nuk do ta ketë asnjëherë.

Nevina: E kanë ngacmuar ndonjëherë vajzat e njohura Kelly-n apo jo?

Enisa: Po

Next