Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se dy moderatoret e mëngjesit Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi kanë pasur një debat të fortë mes tyre, i cili ka degraduar deri në përplasje fizike.
Deri në këto momente asnjë prej moderatoreve e përfshira nuk ka reaguar, por një reagim ka ardhur nga kolegu i tyre në emision, Blendi Salaj.
Si fillim Blendi ka publikuar një story në profilin e tij në instagram ku postonte lajmin, të cilit ai i vinte vulën “FAKE NEWS” (Lajm i rremë).
Edhe mëngjesin e sotëm, Blendi së bashku me vajzat pohuan se “ngjarja nuk ka ndodhur kurrë”.
Më pas ishte Blendi ai që ironizoi lajmin duke u thënë vajzave në një moment gjatë emisionit se do të shkëputeshin për “një përplasje fizike”.
