“Je mashtrues ordiner…”/ “Plas” debati në studio, Kalaja- Zhaklin Lekatarit: Paguhesh për të shkatërruar familjen…

haklin Lekatari dhe Aulon Kalaja janë përfshirë në një debat të ashpër sot në “Shqipëria Live”, në lidhje me ligjin për barazinë gjinore. Ata akuzuan njëri-tjetrin se paguhen për axhenda të caktuara, teksa debati përshkallëzoi dhe në ofendime.

Kalaja: Unë nuk kam marrë fonde për të mbrojtur familjen. Axhenda merr fonde për të shkatërruar familjen, ndërsa unë nuk kam marrë për ta mbrojtur. Fakti që ti po e mbron këtë nismë tregon që është axhendë.

Lekatari: Është pa logjikë kjo që po thua. Axhenda e tij financohet nga Rusia, nëse po flasim për axhenda.

Kalaja: Ata që janë sponsor të ligjit që kalo në Parlament, ata janë sponsor të shkatërrimit të familjes.

Lekatari: Nuk merr njeri lekë për të shkatërruar familjen…

Kalaja: Doli në televizion moj.

Lekatari: Del një budalla dhe hedh një gur dhe pastaj nuk nxjerrin dot gurin nga lumi.

Kalaja: Këta do hyjnë në shkolla, do abuzojnë me fëmijët. Prindërit të kenë kujdes dhe të jenë pjesë e bordeve shkollore, të kontrollojnë librat e fëmijëve.

Lekatari: Paguhesh për këto që po thua se kjo është propagandë.

Kalaja: Nuk paguhem për të mbrojtur familjen.

Lekatari: Si mund të ndërlidhësh shenjat e kancerit me transgjinorët? Më vendose kasetën e propagandës…

Kalaja: Unë jam pjesë e mbrojtjes së familjes dhe do e mbroj me çdo armë nga ju që e shkatërroni.

Lekatari: Diferenca mes nesh është që ti e shet familjen tënde…

Kalaj: Ti je mbrojtësi i asgjësë. Ju jeni të destinuar ta humbisni këtë betejë. Mbështeteni nga forca të errëta. Pse nuk e hedh në referendum këtë?

Lekatari: Të gjithë e duan barazinë gjinore. Ti trembesh nga 5 veta. Unë e dua referendumin. Je mashtrues ordiner…

Next