“Për Finem di…”/ Kush janë pjesëmarrësit në BBV5? Gazetari ZBULON disa nga EMRAT

Ditën e sotme i ftuar në “Shqipëria Live” ishte gazetari i njohur Ronaldo Sharka i cili foli lidhur me fillimin e reality show-t Big Brother Vip.

Së shpejti në muajin dhjetor pritet të startojë sërish Big Brother Vip5 Albania, lajm ky i konfirmuar në faqen zyrtare me promon e publikuar.

Gazetari Ronaldo Sharka komentoi gjatë intervistës se cilët nga emrat e showbizzit janë ato më të përfolurit për tu bërë pjesë e këtij edicioni të ri.

Ai zbuloi ekskluzivisht se sipas “burimeve” të tij këtë vit do të ketë shumë vajza të bukura dhe seksi duke përmendur mundësinë e modeles Arbenita Ismajli, për të qenë pjesë e formatit.

Gjithashtu ai hodhi dyshime edhe lidhur me djemtë e njohur të showbizzit shqiptar: Finem, Shpat Kasapi dhe Erik Fullani.

Duke komentuar se Fullani është personazh interesant dhe Shpat Kasapi do të kishte nevojë pë këtë program.

Dyshime të forta hodhi edhe lidhur me reperin e njohur Finem, duke theksuar se ka informacione të forma lidhur me këtë të fundit. Me nënqeshje gazetari la në pikëpyetje të fortë pjesmarrjen e reperit.

“Di diçka të fortë Sidorela dhe di të them mezi pres të fillojë, të dali data. Mund të them për Finemin, le ta bëjmë një lajm sot si thua?”, tha Sharka.

Next