Zinxhiri i errët i krimeve nga Shkodra me vrasjen e vëllait të “Fantazmës” e deri te masakra në Rinas, Artan Hoxha për ish efektivin e AMP-së: Mund t’u jepte rroga gjithë kolegëve

Gazetari i njohur i kronikës së zezë Artan Hoxha, ka analizuar atentatin e ndodhur pasditen e së martës, 11 nëntor, në rrethrrotullimin e Rinasit ku mbetën të vdekur Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri alias Shaljani.

Dani gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që Shaljani i cili ishte dhe agjent i AMP-së “luftoi” për dite me radhë në Spitalin e Traumës, mirëpo nuk arriti që t’ia dilte duke ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës.

Sipas Hoxhës kjo ngjarje lidhet me një seri episodesh të ngjashme kriminale në vendin tonë përgjatë viteve të fundit.

I ftuar në Euronews Albania, gazetari u shpreh se mënyra e ekzekutimit i ngjan të paktën shtatë ngjarjeve të tjera, që sipas tij janë kryer me të njëjtin stil. Ai tha se autorët e këtyre atentateve kanë goditur me saktësi objektivin dhe më pas janë rikthyer për t’i siguruar se e kanë përfunduar “misionin me sukses”, një sjellë që sipas Hoxhës tregon qartë se kush mund të jetë pas tyre.

“Kjo ngjarje e fundit e Rinasit lidhet me një seri ngjarjesh të tjera, prandaj thashë duhet parë me vijimësi. Unë besoj se policia e ka këtë skedë, nuk dua të nxitohem. Te pjesa e dytë e shkurtër nuk ka pasur nevojë për kallashnikov, plumbat që janë te xhami janë realizuar në distancë të afërt. sa ma dhanë gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte kontrolloja videot nga ngjarjet e mëparshme. Dhe kemi vrasje të tjera, të cilat janë identike.

Mua më rezultojnë 7 ngjarje që janë njësoj, e kanë realizuar objektin, e kanë goditur shënjestrën e tyre dhe fakti që janë të kujdesshëm, rikthehet dhe njëherë për tu siguruar, dëshmon se cili është . Kemi një hetim që si mundi një person si Sheqeri të futet në radhët e policisë, dhe kemi një hetim që ka të bëjmë atentatin.”, tha Hoxha, duke shtuar më tej se në pjesën e dytë të sulmit ndaj Danit dhe Muçit, nuk është përdorur kallashnikov, por armë zjarri nga distancë shumë e afërt, gjë e cila tregon profesionalizëm dhe qetësi nga ana e ekzekutorëve.

Ai theksoi se një prej pyetjeve më të mëdha është se si Mustafa Sheqeri alias Shaljani i njohur dhe si “Muçi”, person me aktivitete dhe lidhje të njohura me krimin, arriti të përfshihej në strukturat e policisë.

Sipas tij, çështja e përfshirjes së Sheqerit në radhët e AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) dhe atentati ndaj tij dhe Danit janë dy hetime të ndara, por të lidhura ngushtë, prandaj kjo ngjarje duhet t’i kalojë SPAK-ut.

“Mustafa Sheqeri ose Muçi, nuk ka nevojë për të marrë një rrogë si agjent i AMP, me të ardhurat që kishte mund të paguante të gjitha rrogat e AMP. Ai donte të kishte një status dhe të qenurit agjent i AMP esh ai qe kontrollon policinë. Ke akses në mënyrë informacione. Ai nuk e kishte problem për rrogën, por statusin”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

Kjo ngjarje e fundit e Rinasit lidhet me një seri ngjarjesh të tjera, prandaj thashë duhet parë me vijimësi. Unë besoj se policia e ka këtë skedë, nuk dua të nxitohem. Te pjesa e dytë e shkurtër nuk ka pasur nevojë për kallashnikov, plumbat që janë te xhami janë realizuar në distancë të afërt. sa ma dhanë gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte kontrolloja videot nga ngjarjet e mëparshme. Dhe kemi vrasje të tjera, të cilat janë identike.

Mua më rezultojnë 7 ngjarje që janë njësoj, e kanë realizuar objektin, e kanë goditur shënjestrën e tyre dhe fakti që janë të kujdesshëm, rikthehet dhe njëherë për tu siguruar, dëshmon se cili është . Kemi një hetim që si mundi një person si Sheqeri të futet në radhët e policisë, dhe kemi një hetim që ka të bëjmë atentatin. Unë mendoj se këtë ngjarje duhet ta marrë SPAK.

Nëse gjejmë, ato kontrollet që u bënë në Nikël si besoj shumë, sa herë ka një ngjarje në Rinas i bjenë Niklës. Lajmi që shiko që e gjetëm, ngelet në memorien e publikut që ne e gjejmë diçka. Mban mend kur humbi në Shkodër një nga vëllezërit Lici, çfarë u tha. U gjet e ke brenda javës kush e bëri. tha me saktësi të madhe. Ka ikur një vit, e fiks një vit, e kemi gjetur? Nuk është gjetur gjë. Kur kemi të bëjmë me këto ngjarje është e vështirë të hetohen.

Ka qenë i përfshirë në fushatë. Ka punuar Sheqeri dhe është shpërblyer. Mustafa Sheqeri ose Muçi, nuk ka nevojë për të marrë një rrogë si agjent i AMP, me të ardhurat që kishte mund të paguante të gjitha rrogat e AMP.

Ai donte të kishte një status dhe të qenurit agjent i AMP esh ai qe kontrollon policinë. Ke akses në mënyrë informacione. Ai nuk e kishte problem për rrogën, por statusin. Kishte të ardhura që të financonte AMP, por duke qenë aty kishte këtë status dhe mundësinë për të marrë informacione të një rëndësie shumë të madhe. Një nga prioritetet kryesore është që të marrë informacion për kundërshtarin dhe agjencitë. Dhe nëse ti ke një informator në AMP, te Opercionalja, te Policia Kriminale ti ke mbyllur ciklin. Imagjino të kesh dhe një në Gjyqësore.

Next