“Kaloj çdo ditë në atë rrugë “, banori flet pas zhdukjes se tre banorëve në Përmet, eskperti: Duhet hetim i thelluar

Tre persona janë zhdukur në mënyrë misterioze në Përmet në të njëjtin aks rrugor, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet–Lëshicë, duke shtuar ankthin dhe frikën e banorëve. Në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN, Endri Baliko një banor i zonës tha se pavarësisht zhdukjes së tyre ai sërish kalon çdo ditë në atë rrugë, në të cilën lëviz prej 20 vitesh, sikurse edhe banorët e tjerë të zonës.

“Ne si komunitet e ndjejmë se kemi 20 vjet në atë rrugë, nuk kemi pasur as vështirësi as ndonjë detaj për të pasur frikë. Rastet janë që ata kanë kaluar në këtë rrugë dhe i kanë parë kamerat në këtë rrugë 11:00 të ditës dhe në orën 5:00 pasdite i ka parë banori në fshatin Gjinkar nuk ka të bëjë rruga e Lëshicës për një humbje misterioze për këta persona. Kanë kaluar pa problem”, tha ai në Dita jonë në A2 CNN.

Ndërkohë eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se është shumë e rëndëshme të kryhet një hetim i thelluar, duhet parë profili i tyre dhe analizuar zona.

“Pse pikërisht në një aks? Se krijon panik te njerëzit. Duhet parë profili i tyre, duhet bërë analiza e zonës. Duhet të kishte një hetim nga policia e Përmetit. Pse nuk janë duke u thelluar hetimet? Kjo kërkon hetim dhe kërkim të jashtëzakonshëm për të kontrolluar në një perimetër më të madh. Zona nuk është shumë e banuar dhe largësia e zonave të banuara e bën më enigmë zonën. Kërkon kontroll policor për të vrarë frikën dhe për të hequr panikun te qytetarët. Duhet të kemi profilin e 3 personave. Motivi i parë mund të jenë probleme të shëndetit mendor, mund të jetë ngjarje kriminale. Nëse enigmat i lëmë ato ngjallin panik. Është shumë e rëndësishme të ketë hetim të thelluar, të ketë kontroll përgjatë atij perimetri dhe në distanca të largëta. Mund të jenë edhe kafshë që marrin kufomën dhe mundësia e gjetjes së kufomës bëhet e vështirë”, tha eksperti në A2 CNN.

Eksperti Softa nuk përjashton vrasjet edhe nga ndonjë person me probleme mendore.

“Ka edhe të sëmurë mendorë që mund të bëjnë vrasje e ekzekutime. Duhet të hetohet që të parandalohen ngjarje të kësaj natyre. Rasti i fundit ishte ajo thoshte që ai ikte dhe e dinte rrugën dhe kthehej. Nuk kishte as telefon. Njerëz me probleme të kësaj natyre mund të jenë vrasës”./A2

Next