Gjatë shqyrtimit të dosjes ‘Buka’ gjyqtarja Irena Gjoka bëri me dije kërkesën për ekstradim të ish-zv,kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, shkresë, e cila i ishte dorëzuar autoriteteve zviceriane nga Ministria e Drejtësisë. Arben Ahmetaj kërkohet nga drejtësia shqiptare lidhur me hetimet për Inceneratorin e Elbasanit.
Ahmetaj në një lidhje telefonike në ‘Çim Peka Live’, shpjegon se vetëm një kërkesë për ekstradim është dërguar nga Shqipëria në Zvicër dhe ajo daton që prej datës 18 gusht 2023, një muaj pas arratisjes së tij. Ish-numri dy i qeverisë shqiptare thotë se kjo kërkesë është përgatitur në kohë rekord me urdhër të Edi Ramës.
Ndër të tjera, Ahmetaj ngre akuza të rënda ndaj SPAK duke thënë se në Shqipëri është përgatitur eleminimi i tij fizik, ku të përfshirë janë dhe prokurorë të posaçëm.
“Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë.
Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.
Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë.
I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe këtu s’kam më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që i kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen.
Tani, për qytetarët edhe për ty zoti Peka. Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në le të themi, në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave, por asnjëherë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka ka ka vonuar urdhërarresti nga gjykata ndërkombëtare me tre, e katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare. Ndërsa në rastin tim, urgjenca…”, tha Ahmetaj.
