Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Roskovec, ku një 69 vjeçar me masë sigurie arrest shtëpie vendosi të provojë fatin me një maskim që duket sikur sfidon logjikën.
Jorgo Hatiaj doli në rrugët e fshatit i veshur si grua, me synimin që të mos njihej nga policia. Qytetarja që e pa e filmoi dhe e denoncoi, ndërsa i kërkoi policisë ndërhyrje të menjëhershme.
Pamjet tregojnë se Hatiaj i afrohet kamerës, tenton ta godasë qytetaren dhe më pas largohet me vrap. Policia e Fierit ndërhyri pas denoncimit, e identifikoi dhe e arrestoi në flagrancë.
Grupi hetimor i referoi materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme. Hatiaj është i dënuar për dhunë në familje dhe akuzat ndaj tij pritet të rëndohen për thyerjen e masës së arrestit të shtëpisë.
