Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi denoncoi një tjetër aferë të zv.kryeministres Belinda Balluku, mbrëmjen e sotme në “Log”.
Bardhi u shpreh se po hetohen shit-blerjet e Ballukut në sektorin e energjisë.
Demokrati tha se blerja e energjisë është bërë nga 3 apo 4 kompani që Balluku i përdor dhe duke kryer blerjen e energjisë jashtë bursës shqiptare të energjisë, duke spekuluar me çmimin.
Gazment Bardhi: Ka 4 apo 5 çështje në hetim nga SPAK. Jam kallëzues. Kam marrë informacione se të gjithë çështjet janë në hetim nga SPAK. Ka çështje që lidhe me shitblerjen e energjisë. Zonja ka bërë shit blerje të energjisë jashtë bursës shqiptare të energjisë. Të gjitha procedurat e shitblerjes janë bërë jashtë burse.
Ka sjellë një dëm në buxhetin e shtetit ,në një vit plot 180 mln euro. Janë 3 apo 4 kompani që i nxjerr Belinda nga xhepi. Blejnë energji kur është me çmim të ulët dhe e shesin kur çmimi është me kosto të lartë. Prandaj shmangin bursën e energjisë, pasi bursa ka çmime të mirëpërcaktuara sipas orareve, të njohura. Ka një urdhër ministri. Zonja ngarkohet me urdhër të saj që të mbikqyrë që të mos ketë asnjë shitblerje energjie jashtë burse.
