Shqiptarë që bëjnë tifo edhe për Anglinë, nuk mungon UÇK-ja në tribuna. Çfarë nuk u pa nga ndeshja në “Air Albania” (E PLOTË)

Shqipëria mbylli eliminatoret e Botërorit në vendin e dytë, duke siguruar kështu “Play Off”. Veç ndeshjes në fushën e blertë, kishte edhe shumë momente interesante në tribunë dhe jashtë stadiumit.

– Të gjitha rrugët rreth e qark stadiumit ishim të bllokuara, duke lënë vetëm 2 hyrje për në stadium ku bëhej filtrimi i parë.

– Rrugët rreth e qark stadiumit ishin të tejmbushura me tifozë shqiptarë e anglezë.

– Bie në sy qetësi dhe “fair play” jashtë stadiumit. Të shumta janë grupimet ky të dyja tifozeritë shoqërohen së bashku.

– Pavarësisht temperaturave të ulëta, tifozët e Anglisë ishin përgjithësisht me të shkurtra.

– Stadiumi ishte mbushur thuajse 1 orë para nisjes së sfidës.

– Para fillimit të takimit, mbahet një ceremoni falënderimi për Amir Abrashin i cili merr një çmim nderi nga Armand Duka. Pas kësaj, Abrashi ecën rreth e qark fushës duke përshëndetur tifozët.

– Vërshëllima dhe ngacmime nga tifozët shqiptarë për lojtarët e Anglisë që ishin në nxehmje pranë tribunës së tyre.

– Thirrja të shumta “UÇK, UÇK”, teksa herë pas here shfaqen edhe në tribuna flamujt.

– Kristjan Asllani ndërron fanellën me Xhud Belingham pas pjesës së parë, ndërsa Ivan Balliu me Ezen.

– Elseid Hysaj dhe Armando Broja nuk kishin mbrëmjen e tyre. Të dy lojtarët largohen të dëmtuar nga fusha e blertë.

– Masa të jashtëzakonshme sigurie si para, ashtu edhe gjatë dhe në fund të ndeshjes. Shumë tifozë kishin zbritur pranë zonës teknike për të bërë foto me lojtarët e Anglisë, por nuk u lejuan të afrohen.

– “Tifozat Kuqezi” bojkotojnë sërish kuqezinjtë. Grupi më i madh i Kombëtares, nuk ishin as në këtë sfidë të luajtur në Tiranë.

– Anglezët kishin mbushur thuajse plot tribunën e dedikuar për ta. Shpesh herë ishin të zhurmshëm duke kënduar këngët e tyre.

– Nuk mungonin në tribuna tifozë shqiptarë që jetojnë në Angli. Interesant fakti se prindërit shpesh flisnin shqip, ndërsa fëmijët flisnin anglisht, ndërkohë që kishin veshur fanella të Anglisë dhe shall të Shqipërisë, ose e anasjella.

– Silvinjo sërish bën vetëm 3 ndërrime. Trajneri brazilian djeg në këtë mënyrë dy zëvendësime të tjera.

Next