U fishkëllua nga tifozët në “Fadil Vokrri”, reagon i prekur Xhaka: Me dhemb, kjo ishte …

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka folur pas ndeshjes me Kosovën, e cila përfundoi 1:1 në “Fadil Vokrri”.

Xhaka gjatë lojës u fishkëllua nga një numër i tifozëve në stadium, për çka ky u shpreh se është tejet i zhgënjyer.

Ai deklaroi për gazetën zvicerane, 20 minuten se kjo ishte gjëja e fundit që kishte pritur që t’i ndodhte.

“Jam definitivisht i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, posaçërisht këtu në shtëpi. Të them të drejtën, kjo më dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka transmeton Klankosova.

Zvicra ka arritur ta sigurojë direkt kualifikimin për në botëror që vitin e ardhshëm luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë, derisa “Dardanët” duhet të luajnë edhe në fazën e playoff-it që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm.

Next