Prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi dhe kërcënojnë përmbytje në disa fshatra të bashkisë Fier.
Niveli i ujit në Memaliaj ka arritur 6 metra dhe po i afrohet kuotës kritike 6.5 metra, kur rreziku për zonat përreth bëhet real. Kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi, theksoi se zona është duke u monitoruar vazhdimisht dhe apeloi për evakuimin e bagëtive në zonat më të rrezikuara pranë lumit.
Ekipet e emergjencave janë pozicionuar pranë Urës së Mifolit për ndërhyrje të shpejtë, ndërsa hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
Nuk janë raportuar probleme me furnizimin me energji elektrike. Autoritetet mbeten në gatishmëri për menaxhimin e situatës.
