Kryeministri Edi Rama u kthye ditën e sotme në Kuvend, ku në rend dite pritet të jetë dhe miratimii buxhetit të vitit 2026.
Rama doli të mbajë fjalën në foltore, por në këtë moment ndodhi diçka e papritur. Të gjithë deputetët e opozitës u ngritën në këmbë dhe i kthyen shpinën, duke qëndruar ashtu deri në fund të fjalimit. Kryeministri e mori me sportivitet dhe vijoi fjalën, teksa nuk i kurseu as ironitë.
“Edhe të ankoheni për ligjin edhe të më ktheni kurrizin sikur nuk shkon. Faleminderit që më lehtësoni punën se me mirë kurrizi juaj se sa fytyra”, tha ai.
