“Na duheni gjallë…”/ Rama ironi me deputetët e opozitës: Me faqe për muri ju pafsha gjithmonë…

Kryeministri Edi Ramak a fijuar fjalën në foltoren e Kuvendit, teksa deputetët e opozitës vijonin të qëndronin me shpinën e kthyer nga ai.

Rama u ndal disa herë duke e komentuar këtë gjest me ironi. Ai e cilësi “pamje spektakolare” dhe tha se e shijon shumë. Ai vijoi dhe më tej duke thënë se shpreson gjithmonë t’i shohë me faqe për muri.

“Nuk dua ta zgjas shumë fjalën time, edhe pse me këtë pamje spektakolare po e shijoj shumë. Me faqe për muri ju pafsha gjithmonë. Vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë”– tha Rama.

Next