Bora Zemani ‘thumbon’ Arbanën dhe bën zgjedhjen e prerë: Është e rëndë t’i quash kolegët ashtu

Moderatorja Bora Zemani, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese rreth rivalitetit në televizion, duke dhënë një përgjigje që u interpretua si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Arbana Osmanit.

Pak kohë më parë, Arbana bëri bujë me deklaratën e saj ku e përshkroi ambientin mediatik si të mbushur me “gjarpërinj dhe hardhuca”.

E pyetur nga Rozana Radi nëse ajo vetë ndjen praninë e tyre, Bora u shpreh se kjo terminologji nuk i pëlqen aspak.

Ajo tha: “Nuk ka më, jemi qetë. Në rrethin tim, nuk ka. Unë kam ca vite që punoj me të njëjtin staf. Më duket pak e rëndë për të përshkruar kolegët apo ish-kolegët në formë të tillë. Konkurrenca është e shëndetshme.”

Përveç këtij komenti, Bora u vendos edhe përballë dilemës së madhe të publikut: Arbana apo Ledioni në drejtimin e “Big Brother”?

Pa hezituar, ajo zgjodhi Ledion Liçon. “Në shijet e mia, për gjithë formimin, batutën është Ledioni gjithmonë. Unë e shijoj, mund të shoh 4-5 orë Big Brother. Jam aty me Ledionin gjithmonë,” deklaroi moderatorja, duke bërë të qartë preferencën e saj.

Next