Marrja e fjalës në Kuvend e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, ka shkaktuar tensione në sallën e Parlamentit.
Pasi deputetët e PD-së braktisën sallën, ligjvënësi i opozitës Agron Shehaj ndërhyri duke i ndërprerë fjalë ministres së Infrastrukturës.
“Balluku në SPAK”, shkruhej në një pankartë që kreu i Partisë “Mundësia” mbante në duar.
Replikat:
“Ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme, ulu që të mos kalojmë tek masa e katërt”, iu drejtua Niko Peleshi.
“Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë si ai që flet..” u shpreh Balluku.
Shehaj futet live në Facebook.
“Eha… kështu do të vazhdohet. Nuk bëhet politika me selfie, duhet të dalësh në shesh.
Niko Peleshi e përjashton nga salla Agron Shehajn.
“Nuk bëhesh dot politikan, ngelesh pronar i call center”, u shpreh Balluku.
“Të bëhet 5 minuta pushim që ti jepet mundësia të lërë sallën” ndërhyri Niko Peleshi.
