Ilir Vrenozi, ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër aktit të sotëm në Parlament të deputetëve të PD-së, të cilët, sapo Edi Rama mori fjalën në foltore, i kthyen kurrizin.
Me stilin dhe notat e tij ironike, Vrenozi u kërkon deputetëve të PD-së të trashin zërin dhe të futen në grevë urie dhe të mos i kthejnë prapanicën Edi Ramës.
Në Kuvend është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa për herë të parë që pasi u mor e pandehur nga SPAK, punimeve të seancës plenare iu bashkua edhe zv.kryeministrja Balluku.
Kreu i qeverisë, sapo doli në Foltore për të mbajtur fjalën e tij, u përball me shpinat e kthyera të deputetëve të PD-së, të cilëve nuk iu kurseu ironinë.
