Peleshi e përjashtoi nga seanca, Agron Shehaj bën “rezistencë”! Balla i shkon tek vendi… (Foto)

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u përjashtua nga seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pas një konflikti verbal me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Shehaj kishte ndërhyrë gjatë fjalës së Ballukut, duke e penguar të fliste dhe duke bërë akuza ndaj saj për akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj për shpërdorim të fondeve publike.

Pas përjashtimit të Shehajt, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi 5 minuta pushim për të mundësuar largimin e deputetit nga salla dhe për të vazhduar seancën në mënyrë të qetë.

“Zoti kryetar i Kuvendit, keni dhënë masë për deputetin të largohet nga salla, kërkoj të bëhen 5 minuta pushim derisa deputeti të largohet që të vijojë normalisht seanca,” tha Balla.

Në vijim të situatës, Balla iu drejtua Shehajt në vendin e tij në Kuvend, duke u munduar të qetësojë situatën. Kjo ngjarje ka shtuar tensionet në Kuvend, pas përplasjes mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, duke pasqyruar një atmosferë të ndezur politike.

Next