Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar renditjen e përditësuar nga FIFA, pas dy ndeshjeve të muajit nëntor në kualifikueset e Botërorit.
Kombëtarja kuqezi ka humbur dy pozicione dhe ka zbritur nga vendi i 61-të në vendin e 63-të.

Në krahun tjetër, Kosova ka fituar katër vende.
“Dardanët” janë ngjitur në vendin e 80-të.

