Granit Xhaka reagon përsëri pas vërshëllimave në ”Fadil Vokrri”, publikon një foto shoqëruar me këngë shqipe

Granit Xhaka morri vëmendjen kryesore mbrëmë në ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Ai në disa momente u vërshëllye nga tifozët kosovarë që ishin të pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri’, me gjasë për deklaratat e fundit që bëri për Leon Avdullahun e Albian Hajdarin, shhkruan IndeksOnline.

Mesfushori i Sunderlandit nuk i pëlque ajo çka ndodhi në fushë, ku pas ndeshjes u pa i nervozuar dhe deklaroi se këtë nuk e priste nga tifozët kosovar.

Xhaka ka bërë një reagim tjetër në profilin e tij në Instagram.

“Faleminderit”, ka shkruar shkurtimisht Xhaka, duke postuar një fotografi me këngën e Çun Mulës “Malësori”

“Si zog shqipe n’mal mi male, e kish fale Zoti ket djal”, thuhet në tekstin e këngës./IndeksOnline/

Next