Oficerët e Stacionit të Policisë së Cesenës në Itali, arrestuan një burrë shqiptar, i cili u kap në flagrancë ndërsa shiste doza të parapaketuara kokaine dhe dyshohet si pjesë e një rrjeti të narkotrafikut në zonë.
Ky arrestim është pjesë e një serie trafikantësh droge të sjellë posaçërisht nga Shqipëria, informon media e vendit fqinj, ose siç quhen ndryshe “turistët e drogës”.
Policia ndoqi lëvizjet e dyshimta të burrit, i cili po drejtonte një makinë me qira në zonën e Cesenës. Hipoteza hetimore, sipas së cilës shqiptari ishte në të vërtetë i përfshirë në trafikun e drogës, u forcua më tej nga fakti se ai ndodhej në Itali pa një arsye specifike, duke mos pasur lidhje pune ose personale me zonën.
Në këtë sfond oficerët vendosën të monitoronin me kujdes lëvizjet e tij, duke dokumentuar përfundimisht aktivitetin e dyshuar të trafikut të drogës.
Metodat ishin të zakonshmet: Shqiptari, i pashqetësuar, në makinën me qira, dorëzonte dozat me kërkesë të klientëve të tij, pas pagesës së një çmimi të rënë dakord. Policia e ndaloi menjëherë pas një shitjeje dhe e kontrolloi, ku zbuloi se ai kishte me vete disa doza kokaine të paketuar, informon media italiane.
Një kontroll i mëvonshëm i makinës gjeti 21 doza kokaine gati për t’u shitur klientëve, si dhe kartëmonedha, që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm. Ai u arrestua menjëherë për trafik droge.
Beta feature

