Joz Marku rikthehet papritur, do ta shohim në këtë emision

Spektakli më i madh i humorit në vend, “Portokalli”, vazhdon rrugëtimin e tij në sezonin e 44-t, duke sjellë çdo fundjavë batuta, satirë dhe personazhe që mbajnë të mbërthyer publikun.

Me një histori mbi 20-vjeçare dhe mijëra shfaqje në arkiv, ky format i cili njihet për trajtimin me humor të aktualitetit dhe politikës, ka rezervuar një surprizë të veçantë për puntatën e radhës.

Këtë javë, në skenën e humorit rikthehet këngëtari i mirënjohur, Joz Marku. Ai do të jetë i ftuari special i mbrëmjes së të shtunës, datë 22 nëntor, ku pritet të bëhet pjesë e numrave të aktorëve dhe të sjellë atmosferë ndryshe për shikuesit në sallë dhe ata nga ekrani.

Për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin “live” këtë episod dhe rikthimin e këngëtarit në Top Channel, biletat janë vënë në dispozicion pranë studiove të Top Media në Kashar, si dhe online.

Next