GJKKO pezulloi nga detyra Belinda Ballukun dhe i bllokoi pasaportën, Klodiana Lala: Nëse nuk largohet nga postet, rrezikon masë më të rëndë

Nëse zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta për të dalë jashtë vendit, nuk largohet nga detyra, rrezikon një masë më të ashpër sigurie.

Gazetarja Klodiana Lala pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës, përndryshe rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme.

Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre.

Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli, në lidhje me tenderët për tunelin e Llogarasë dhe Unëzën e Madhe, Loti 4.

Next