Avioni Londër – Tiranë kthehet urgjentisht pas në mes të rrugës: 5 pasagjerë bien papritur pa ndjenja, zbarkojnë ambulancat në pistë

Detaje të reja janë zbardhur rreth devijimit të avionit të nisur nga Londra me destinacion Tiranën.

Avioni i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 5 pasagjerë janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për t’u kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana.

Avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë, të cilét nuk dihet çfarë u ka ndodhur.

Ndërkohë pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë dhe kjo ka shkaktuar vonesa edhe për pasagjerët që do udhëtonin nga Tirana drejt Londrës.

Mesazhi 1:

Une sapo fola me nje familjar timin dhe me tha se jane semurur dukur te 4 persona dhe jane detyruar te kthehen. Kane kaluar gjendje te fikti

Mesazhi 2:

Jane semure ne gjysme te rruges disa pasagjere dhe kapiteni na ka thene do kthehen mbrapsh se luton esht me afer se Tirana. 4-5 pasagjer u semuren

Next