EMRAT/ Pas Ballukut, GJKKO jep masë sigurie dy zyrtarët pranë saj!

GJKKO ka vendosur masa të reja sigurie për disa zyrtarë të lartë.

Pak më parë u pezullua nga detyra dhe u ndalua të dalë jashtë vendi zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas burimeve të Top News është vendosur gjithashtu masa “arrest shtëpiak” edhe për dy zyrtarë të tjerë. Bëhet me dije se të ndaluarit janë drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Çela i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi.

Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës. Zv.kryeministrja është e detyruar të paraqitet në ambientet e GJKKO brenda 72 orëve nga vendimi i masës së caktuar.

Next